Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Fondi I sigurimit shëndetësor konfirmoi parregullsi në pushimet mjekësore tek të punësuarit në MPB

Fondi I sigurimit shëndetësor konfirmoi parregullsi në pushimet mjekësore tek të punësuarit në MPB

Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH), me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, zbatoi kontroll të detajuar të pushimeve mjekësore tek të punësuarit në MPB. Kontrolli u realizua në pjesën e dytë të vitit 2025.

Kontrollet përfshinë 80 persona të siguruar, tek të cilët ishin evidentuar gjithsej 514 pushime mjekësore.

Nga numri i plotë i pushimeve mjekësore:

  • 258 kanë zgjatur deri 7 ditë,
  • 171 kanë zgjatur deri 15 ditë,
  • 83 kanë qenë me kohëzgjatje prej 30 ose më shumë ditë.

Diagnozat më shpesh të shfrytëzuara gjatë lëshimit të pushimeve mjekësore kanë qenë:

  • sëmundje të sistemit respirator (82 raste),
  • sëmundje të sistemit muskulor-skeletor dhe indit lidhës (69 raste),
  • sëmundje të sistemit digjestiv (45 raste)

Gjatë kontrollit janë konfirmuar parregullsi tek 29 nga 80 persona të kontrolluar, çka paraqet rreth 37 për qind nga rastet e përfshira.

Këta 29 persona kanë shfrytëzuar gjithsej 236 pushime mjekësore, prej të cilëve 100 janë vlerësuar si të lëshuara në mënyrë të parregullt, ndërsa 136 të rregullta. Kjo do të thotë se parregullsitë janë vërtetuar tek 100 nga gjithsej 514 pushime mjekësore, përkatësisht tek rreth 19,5 për qind nga numri i plotë i pushimeve mjekësore të kontrolluara.

Në kuadër të procedurës, janë kontrolluar edhe:

  • 105 institucione shëndetësore private, kryesisht ordinanca të mjekësisë së përgjithshme (98), si dhe ordinanca të gjinekologjisë dhe obstetrikës (4) dhe stomatologjisë (3). Parregullsi janë konstatuar tek 29 institucione shëndetësore, prej të cilave 27 të mjekësisë së përgjithshme dhe 2 të gjinekologjisë;
  • institucione shëndetësore publike, ku janë vërtetuar parregullsi tek 3 specialistë;
  • Komisione mjekësore të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë (KMSHP/KMSHD), ku janë vërtetuar parregullsi tek 2 komisione.

Parregullsi më shpesh të vërtetuara janë:

  • mosplotësimi i procedurave të detyrueshme diagnostikuese në pajtim me Kriteret e Rregullores për vlerësim të ndërprerjes së përkohshme të punës;
  • Tejkalimi i afateve kohore të parashikuara.

Për të gjitha parregullsitë e vërtetuara, vijojnë procedurat për sanksione në shumë totale prej 1,2 milionë denarë.

Ky aktivitet i Fondit është pjesë e kontrolleve të përforcuara mbi pushimet mjekësore në sektorin publik, ku në vitet e fundit ekzistojnë dyshime të konsiderueshme për keqpërdorime me sistemin e ndërprerjes së përkohshme të punës.

Fondi i Sigurimit Shëndetësor mbetet i përkushtuar fuqimisht ndaj zbatimit të qëndrueshëm të rregulloreve, përmirësimit të sistemit të kontrollit dhe mbrojtjes së fondeve nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.