Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

4 Shkurti - Dita Botërore e Luftës kundër Kancerit

4 Shkurti - Dita Botërore e Luftës kundër Kancerit

Me rastin e 4 Shkurtit – Ditës Botërore të Luftës kundër Kancerit, Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë, ndan të dhënat dhe shifrat kyçe që lidhen me avancimin e diagnostikimit, pajisjeve dhe burimeve njerëzore në sistemin e kujdesit onkologjik. Këto të dhëna janë pjesë përbërëse e konferencës së sotme për media dhe pasqyrojnë gjendjen reale si dhe aktivitetet e ndërmarra.

Më poshtë është linku i pres deklaratës së drejtorit të përgjithshëm, z. Sasho Klekovski.

DIAGNOSTIKË RADIOLOGJI

  • Aparate të reja digjitale të rrezeve X në: SP Koçan, SP Kërçovë, SP Manastir, SP Prilep, SHSH Zhelezniçar, QSH Zhelezara, si dhe në TOARILUC, Kirurgjinë Digjestive dhe Institutin e Radiologjisë (2).
  • Digjitalizim i aparateve në Probishtip, Berovë, Kratovë dhe Kriva Pallankë.
  • TK i ri në Spitalin “Shën Naum i Ohrit”
  • Mamograf i ri në SP Kërçovë

 

ENDOSKOPI

  • Gastroskopi/kolonoskopi e re në Klinikën e Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë
  • Bronkoskopi e re në SK Shtip

Teste PAP në v. 2025 - 71.000

PATOLOGJI DHE DIAGNOSTIKË MOLEKULARE

Kuadër për patologji

  • Instituti i Patologjisë – 2 specializantë
  • Klinika e Radioterapisë dhe Onkologjisë - 2 specializantë
  • Laboratoria citologjike e GAK – 1 provim specialistik i dhënë
  • 3 specializime të reja private në Institutin e Patologjisë
  • Në 2 konkurse të njëpasnjëshme për specializime shtetërore të shpallura gjatë vitit 2025, për vendet e shpallura nga spitalet në Veles (1), Tetovë (1), Manastir (2), Strumicë (1) dhe Ohër (1) nuk u paraqit asnjë kandidat! 

Pajisje

Instituti i Patologjisë

  • Përpunim primar dhe analizë morfologjike e indeve: procesor indi, aparat për vendosjen e indeve në parafinë, mikrotom, banjë uji dhe 2 mikroskopë me kamera
  • Digestor me dy vende pune për përpunimin makroskopik të indeve
  • Në Patologjinë Molekulare janë instaluar një cikler i ri termal dhe aparat për NGS, i cili është sistem plotësisht i integruar që automatizon të gjitha hapat e procesit të punës: përgatitjen e bibliotekave dhe templejtëve, sekvencimin dhe analizën e të dhënave të fituara.

SP Ohër

Përpunim primar dhe analizë morfologjike e indeve: procesor indi, aparat për vendosjen e indeve në parafinë, mikrotom, banjë uji.

Sfidat

Distribuimi rajonal i materialeve për analizë NUK funksionon – në Institutin e Patologjisë ende vijnë materiale nga spitalet në Strugë, Veles, Gostivar, Gjevgjeli, Kërçovë, Koçan etj.

Testimi refleks do të thotë se patologu automatikisht (në mënyrë refleksive) urdhëron dhe kryen analiza shtesë (më shpesh molekulare dhe prediktive) menjëherë pasi analizat fillestare morfologjike konfirmojnë neoplazmë malinje – pa pritur udhëzim ose kërkesë të veçantë nga onkologu. Karakteristikat kyçe:

  • Bazohet në shtigje/protokolle të dakorduara paraprakisht ndërmjet patologëve dhe onkologëve.
  • Nuk pritet udhëzim shtesë → analizat bëhen në vazhdimësi me diagnostikimin bazë.
  • Rezultati është raport i integruar që përmban: diagnozë morfologjike dhe profil molekular (markerë prediktivë për terapi).

Shembull: Te karcinoma e mushkërive – analizat molekulare kryhen menjëherë pas konfirmimit të karcinomës, prandaj onkologu merr raport të plotë pa vonesë. Përfitimi kryesor: Shkurtohet ndjeshëm koha nga vendosja e diagnozës deri në fillimin e terapisë së targetuar/personalizuar te pacientët onkologjikë.

KIRURGJI

Pres deklarata e drejtorit të përgjithshëm, z. Sasho Klekovski.