Shpallje për herë të dytë për shitjen e hapësirave afariste
17/01/2026
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon
SHPALLJE PËR HERË TË DYTË
për shitjen e hapësirave afariste përmes ankandit publik elektronik
Lëndë e ankandit publik elektronik është shitja e hapësirave afariste në pronësi të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shitja e hapësirës afariste do të kryhet në bazë të Ligjit për shitjen dhe dhënien me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes ankandit publik elektronik në faqen e internetit të sistemit elektronik për ankand publik www.deloven-prostor.mk.