Kumtesë për media
Sot, drejtorët e përgjithshëm të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, z. Sasho Klekovski dhe z. Branko Axhigogov, informuan për tre risi të rëndësishme në punën e Fondit, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë përmirësojnë qasjen dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për personat e siguruar.
1.Dy barna onkologjike transferohen nga lista spitalore në listën primare pozitive
Në listën pozitive A përfshihen dy barna inhibitorë të aromatazës (letrozole, anastrazole). Këto dy barna përdoren në trajtimin e kancerit të gjirit dhe i përdorin rreth 2.500 persona. Dy barnat deri më tani lëshoheshin në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapisë, ndërsa tani e tutje kjo do të bëhet në barnatore, me recetë. Ndryshimi është me kërkesë si të pacientëve ashtu edhe të Klinikës, që të ulet barra si për pacientët ashtu edhe për klinikën.
Pacientët deri më tani duhej të vinin në klinikën në Shkup për ta marrë barnën dhe vetë procesi në klinikë merr 2-3 orë.
Nga ana tjetër, në klinikë kjo gjeneron, p.sh. në 2023, 11.437 kontrolle dhe ngushtica në së paku 5 pika: 1. Sportel për kontroll të udhëzimit dhe sigurimit 2. Ambulancë për përshkrim të terapisë 3. Sportel për krijimin e dokumentacionit për FSSHM 4. Sportel për lëshimin e terapisë (spital ditor për terapi me tableta) 5. Barnatore klinike spitalore për marrjen dhe evidencën e barit.
Me këtë masë kontribuohet drejtpërdrejt në përmirësimin e qasshmërisë dhe lehtësimin e trajtimit për pacientët onkologjikë, veçanërisht për gratë me kancer të gjirit, dhe njëkohësisht lehtësohet Klinika e Onkologjisë dhe Radioterapisë nga administrata e panevojshme.
2.Ndryshime të Rregullores për rehabilitim mjekësor - mbështetje për persona të siguruar me sëmundje kronike
Me ndryshimin e nenit 12 të Rregullores për rehabilitim mjekësor të specializuar si trajtim i zgjatur spitalor, zgjerohet afati në të cilin personat e siguruar mund ta realizojnë rehabilitimin. Gjegjësisht, me propozim të Shoqatës Nacionale për Mbështetje të Personave me Sklerozë Multiple , si dhe institucioneve shëndetësore dhe pacientëve, personat e siguruar që kanë të drejtë rehabilitimi në bazë të kontrollit kontrollues dhe raportit specialistik, do të mund ta shfrytëzojnë rehabilitimin brenda 6 muajve nga dita e lëshimit të vendimit, në vend të 2 muajve të deritanishëm.
Ky ndryshim është pa implikime financiare për Buxhetin e Fondit, por është i një rëndësie të veçantë për personat me sëmundje kronike dhe rrjedhë të ngadaltë, progresive të sëmundjes. Ai mundëson fleksibilitet më të madh në kohën e shfrytëzimit të shërbimit, sipas nevojave individuale mjekësore dhe gjendjes së pacientëve.
Bëhet fjalë për persona të siguruar me diagnozat në vijim: sklerozë multiple, paralizë cerebrale, plegji dhe pareza, artrit reumatoid, sëmundje onkologjike te fëmijët, hemofili dhe sëmundje të tjera të gjakut. Me këtë ndryshim demonstrohet kujdes dhe ndjeshmëri më e madhe ndaj kategorive të cenueshme të pacientëve.
3.Ndryshime të Rregullores për pajisje ortopedike dhe pajisje të tjera - përfshirje më e madhe dhe mbështetje bashkëkohore
Risia e tretë e rëndësishme ka të bëjë me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara të Rregullores për indikacionet për pajisje ortopedike dhe pajisje të tjera, të cilat janë rezultat i komunikimit të drejtpërdrejtë Mobiliteti , shoqatave të pacientëve dhe shoqatave profesionale.
Ndryshimet kanë për qëllim të sigurojnë qasje më të gjerë te pajisjet e domosdoshme për personat e siguruar, si dhe futjen e mjeteve të reja, më bashkëkohore, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.
Konkretisht, me ndryshimet parashihet:
- Përfshirja e diagnozës B91 - Sekuela nga poliomieliti në indikacionet për marrjen e karrocës invalidore;
- Zgjerimi i së drejtës për diagnozat G11, G12 dhe Q05 (ataksi, atrofi muskulare spinale, spina bifida) për marrjen e karrocës invalidore të specializuar;
- Përfshirja e personave me diagnozë G12 për të drejtën e jastëkut antidekubital;
- Futja e një pajisjeje të re ortopedike - nyje hidraulike e kërdhokullës (shifra 1317), për personat me hemipelviktomi, e disponueshme për të gjitha kategoritë e moshës.
Me këto ndryshime, Fondi dërgon një mesazh të qartë se mbetet i hapur për bashkëpunim me shoqatat e pacientëve dhe se vazhdimisht punon për avancimin e të drejtave dhe kushteve të sigurimit shëndetësor, në interes të çdo individi.
Fondi i Sigurimit Shëndetësor mbetet i përkushtuar ndaj avancimit të vazhdueshëm të shërbimeve për personat e siguruar, duke u udhëhequr nga parimet e qasshmërisë, drejtësisë dhe cilësisë në kujdesin shëndetësor.