Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Vazhdojnë konsultimet me ekspertë të huaj për Koçanin

Vazhdojnë konsultimet me ekspertë të huaj për Koçanin

Sot në ambientet e FSSHM-së, drejtori i përgjithshëm i Fondit, Sasho Klekovski, realizoi një takim me Shpela Kerin, proteziste nga Krshko, Slloveni. Ajo është një eksperte kryesore e protezave në rajon, për proteza për duar dhe për fytyrë (epiteza), me mbi 25 vjet përvojë. Ajo do të ketë vizita pune në Shkup dhe Koçan për ta vlerësuar gjendjen e të lënduarve nga tragjedia në Koçan. Përndryshe, në Maqedoni tashmë ka pesë përdorues të protezave të saj.

Në këtë takim u bisedua për nevojat e të lënduarve dhe cilat janë mundësitë për shërimin e tyre më të shpejtë. Këto proteza estetike-funksionale janë të destinuara për nevoja specifike, bëhen sipas masës pasi që të përfundojë procesi i shërimit të lëkurës. Biseduam edhe për financimin nga ana e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, për të cilën ka përvoja nga Sllovenia dhe Kroacia.

Më parë, drejtori Sasho Klekovski realizoi komunikim me ambasadoren Simona Frankel, autoritetet shëndetësore, si dhe doktorët që i udhëhoqën ekipet nga Izraeli për të ndihmuar të lënduarit nga Koçani, dr. Shahar Shapira nga qendra mjekësore Shiba dhe dr. Omer Marin, drejtor i “Sher Zedek” në Jerusalem. 

Fondi i Sigurimit Shëndetësor vazhdon bashkëpunimin me ekspertë për të siguruar kujdes më të mirë shëndetësor për të lënduarit!