Takim pune me dr. Akim Ali nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Më datë 15.07.2024, drejtori i përgjithshëm i FSSHRMV-së, Sasho Klekovski, realizoi një takim zyrtar pune me dr. Akim Ali, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shef i Zyrës në Maqedoninë e Veriut. Ky takim pune dha mundësi për njohje dhe shqyrtim të agjendës së përbashkët, e cila konsiston në sigurimin e kujdesit shëndetësor universal për popullatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
OBSH e njeh rëndësinë thelbësore të rolit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor në realizimin e përkushtimit global që është i rëndësishëm edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht që popullata të ketë qasje në shërbime shëndetësore kur është e nevojshme, pa pasur shpenzime tepër të larta vetanake dhe, natyrisht, që shteti është në gjendje ta arrijë këtë, brenda burimeve në dispozicion sa më shumë që të jetë e mundur.
OBSH dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor, të cilët punojnë me Ministritë e Shëndetësisë dhe Financave, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe aktorë të tjerë kyç në OKB, partnerët e zhvillimit, ofruesit e shërbimeve shëndetësore, sektorët e tjerë të lidhur dhe komunitetin, do t’i japin përparësi arritjes së qasjes së drejtë në kujdesin universal, promovimit të menaxhimit dhe planifikimit efektiv dhe zbatimit të përdorimit të qëndrueshëm të buxhetit për kujdesin shëndetësor në shtet, tani dhe për gjeneratat e ardhshme.