Takim i drejtorit të përgjithshëm të fsshrmv-së sasho klekovski me organizatat civile të pacientëve dhe me sektorin e shëndetësisë
Me datë 11.07.2024 drejtorët e përgjithshëm të FSSHRMV-së, Sasho Klekovski realizoi takim me Organizatat Civile të Pacientëve dhe nga Sektori i shëndetësisë, e cila u organizua nga ana e Qendrës së burimeve civile. Takimi u iniciua për njohje fillestare dhe shprehje të transparencës së FSSHRMV-së. Nga ana e FSSHRMV-së u shpreh përkushtimi për shërbime më të mira shëndetësore, u prezantuan masat e qeverisë dhe u kërkuan sugjerimet e tyre për përmirësimin e situatës. Nga ana e Organizatave Civile të Pacientëve u paraqitën disa propozime për disponueshmërinë e shërbimeve shëndetësore nga: pacientët onkologjikë, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e rralla deri te pushimet e lehonisë për fermeret dhe sigurimet shëndetësore për të burgosurit, si dhe lista pozitive për barnat dhe metodën e prokurimit.