Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për publikun

Njoftim për publikun

FSSHRMV: Sulmi kibernetik me të cilin po ballafaqohet Fondi po ndodh pikërisht para migrimit të planifikuar të infrastrukturës së sistemit; analizat e ekipeve të ekspertëve tregojnë se nuk ka rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të Fondit.

FSSHRMV njofton opinionin lidhur me vërejtjet nga raporti i auditimit që u publikuan gjatë ditës së sotme nga disa media, se informacionet e publikuara janë vërejtje që kanë të bëjnë me vitin 2021 dhe për të cilat Fondi vepron që nga viti i kaluar. 

Raporti përfundimtar për auditimin e kryer nga auditorët e Entit Shtetëror të Revizionit, i dorëzuar më 23 janar 2023, përkatësisht muajin e kaluar, tregon se “gjatë vitit 2022 ka nisur procedura për prokurim publik të shërbimeve për marrjen me qira të një cloud-i privat për qendrën primare dhe sekondare të të dhënave në Fond dhe migrimin e aplikacioneve dhe të dhënave, me të cilat pritej që gjendja të tejkalohej”. 

Prokurimi publik është shpallur më 30.09.2022, ndërsa marrëveshja është lidhur më 09.12.2022, me ç’rast kompania e përzgjedhur filloi punën nga 1 janari 2023. Sipas planit dhe specifikimit, faza e parë, përkatësisht migrimi i infrastrukturës së sistemit, duhej të realizohej gjatë kësaj jave, kur në fakt ka ndodhur sulmi, ndërsa pas kësaj faze do të fillonte migrimi i infrastrukturës aplikative dhe të të dhënave. 

Analiza e ekipeve teknike të ekspertëve konstatoi se gjatë sulmit kibernetik nuk ka rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të Fondit. 

Ekipet teknike i japin përparësi kthimit sa më të shpejtë në funksion të sistemit për pagesën e pagave të punonjësve shëndetësorë, si dhe formave të tjera të pagesës, përkatësisht pushimeve mjekësore, pushimit të lindjes dhe rimbursimeve. 

Në interes të informimit transparent dhe të saktë të opinionit, në afatin më të shpejtë të mundshëm, dhe sapo të konfirmohen më shumë informacione, Fondi do të informojë në kohë.