Riregjistrimi/regjistrimi në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor i personave me të ardhura më të ulëta dhe më të larta
Në pajtim me Ligjin për kontributet nga sigurimi i detyrueshëm social, Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut çdo vit në fillim të muajit shkurt i publikon kufijtë për të ardhurat e realizuara për shkak të nevojës për riregjistrim/regjistrim të personave me të ardhura të ulëta dhe më të larta, me qëllim që të kenë vazhdimësi në sigurimin shëndetësor.
Këtë vit, si edhe në vitet e kaluara, vazhdon riregjistrimi automatik i kësaj kategorie të personave të siguruar dhe prandaj dëshirojmë t’i njoftojmë personat me të ardhura të ulëta dhe më të larta se nuk ka nevojë të vijnë në shërbimin rajonal të Fondit për t’u riregjistruar, përkatësisht se sigurimi i tyre shëndetësor do të vazhdohet automatikisht, me përjashtim të personave të siguruar që kanë ndryshim në raport me të ardhurat e realizuara ose që për herë të parë paraqiten në këtë bazë.
Kufijtë e rinj për sigurimin shëndetësor sipas të ardhurave neto të realizuara në 2022 janë:
- Deri në 216.000,00 denarë – sigurimi shëndetësor është në ngarkim të shtetit, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë paguan kontributin për sigurim shëndetësor;
- Nga 216.000,00 denarë deri në 296.382,00 denarë nëse në dy muajt e fundit kanë realizuar të ardhura të përgjithshme më të vogla se 36.000,00 denarë – sigurimi shëndetësor është në ngarkim të shtetit, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë paguan kontributin për sigurim shëndetësor;
- Nga 216.000,00 denarë deri në 296.382,00 denarë – sigurimin shëndetësor e paguan personi i siguruar në shumë prej 50% të pagës mesatare, përkatësisht paguan kontribut mujor prej 1.852,00 denarë;
- Mbi 296.382,00 – sigurimin shëndetësor e paguan personi i siguruar në shumë prej 50% të pagës mesatare, përkatësisht paguan kontribut mujor prej 1.852,00 denarë.
Me këtë rast theksojmë se si të ardhura të familjes konsiderohen të ardhurat personale dhe të ardhurat e anëtarëve të bartësit të sigurimit shëndetësor ( bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët).
Mënyra e regjistrimit/riregjistrimit të personave me të ardhura të ulëta dhe më të larta
Personat e siguruar të cilëve automatikisht do t’u vazhdohet sigurimi shëndetësor dhe nuk kanë ndryshim në raport me kufirin e të ardhurave të realizuara, nuk do të marrin vendime të reja.
Personat që për herë të parë kanë dorëzuar paraqitje për sigurim shëndetësor gjatë muajit janar 2023 duhet të vijnë në sportelet e Fondit për t’u paraqitur përsëri nga 01 shkurt deri më 31 mars 2023 në pajtim me kufijtë ligjorë të publikuar aktualisht, sepse të njëjtët në raport me të ardhurat e realizuara që i kanë paraqitur dhe që janë për 2021 janë rritur, me qëllim që të realizojnë të drejtën e sigurimit shëndetësor.
Personat që kanë ndryshim në lartësinë e të ardhurave neto për vitin e kaluar 2022 duhet të vijnë në shërbimet rajonale të Fondit nga 1 shkurt deri më 31 mars të këtij viti për t’u paraqitur në bazën përkatëse të sigurimit.
Personat që për herë të parë paraqiten sipas njërës prej këtyre bazave duhet të vijnë në sportelet e shërbimeve rajonale të Fondit me qëllim që të dorëzojnë kërkesë së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, të publikuar në faqen e internetit të Fondit.
Për të gjitha informacionet më të hollësishme lidhur me regjistrimin/riregjistrimin e personave të papunë, personat e siguruar mund të drejtohen në linjën informative falas 080033222 ose në emailin: [email protected] si dhe në faqen e internetit www.fzo.org.mk në pjesën për riregjistrimin e personave me të ardhura të ulëta.
Më shumë informacione në