Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

FSSHRMV: E drejta e qytetarëve për kujdes shëndetësor nuk është e rrezikuar.

FSSHRMV: E drejta e qytetarëve për kujdes shëndetësor nuk është e rrezikuar.

FSSHRMV njofton opinionin se e drejta e qytetarëve për kujdes shëndetësor nuk është e rrezikuar; trajtimet, udhëzimet për ekzaminime dhe pushimet mjekësore, lëshimi i recetave nga mjekët amë, si dhe dhënia e barnave për qytetarët zhvillohen pa ndërprerje dhe qytetarët mund t’i shfrytëzojnë këto shërbime shëndetësore pa pengesë. Janë harmonizuar edhe zgjidhje për realizimin e së drejtës për pajisje urgjente ortopedike së bashku me shtëpitë ortopedike.  

Njësitë rajonale të Fondit i pranojnë kërkesat në vazhdimësi. Përveç kësaj, Njësitë rajonale janë të disponueshme edhe me telefon përmes linjave të shpallura publikisht për informacione për personat e siguruar, ku ata mund të drejtohen dhe të marrin informacione lidhur me të gjitha aktvendimet që janë harmonizuar me mjekët amë, përmes të cilave personat e siguruar mund ta realizojnë kujdesin shëndetësor. 

Ekipet teknike po punojnë për kthimin sa më të shpejtë në funksion të sistemit për pagesën e pagave të punonjësve shëndetësorë, me qëllim që të respektohen afatet ligjore për pagesë, si dhe për format e tjera të pagesës, përkatësisht pushimet mjekësore, pushimi i lindjes dhe rimbursimet. 

Fondi do ta informojë opinionin në kohë dhe në vazhdimësi për të gjitha informacionet e reja të konfirmuara që janë me interes për qytetarët.

Me respekt,
FSSHRMV