Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim në lidhje me kërkesën për udhëzim për shërim jashtë vendit për të siguruarin L.I.

Njoftim në lidhje me kërkesën për udhëzim për shërim jashtë vendit për të siguruarin L.I.

Aktvendimet për realizimin e të drejtave nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor të personave të siguruar, Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut i miraton në pajtim me dispozitat ligjore dhe rregulloret.
 
Kërkesa e personit të siguruar B.I. nga Shkupi, për fëmijën e tij L.I., për udhëzim për shërim jashtë vendit, u refuzua si e pabazuar, sepse nuk bëhet fjalë për udhëzim për shërim jashtë vendit, por për kryerjen e shërbimit shëndetësor rehabilitim mjekësor, si shërim spitalor i vazhduar. 
Rehabilitimin mjekësor, si shërim spitalor i vazhduar, Fondi e siguron në institucionet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilat ka lidhur marrëveshje dhe të njëjtin mund ta shfrytëzojnë të gjithë të siguruarit e Fondit.

Sipas Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, personi i siguruar mund të shfrytëzojë shërim spitalor jashtë vendit me miratimin e Fondit, vetëm nëse bëhet fjalë për sëmundje që nuk mund të trajtohet në shtet, ndërsa mundësia për shërim të suksesshëm të asaj sëmundjeje ekziston në vendin në të cilin udhëzohet i siguruari. 
Në të njëjtat kushte shfrytëzohen edhe shërbime shëndetësore për ekzaminime kontrolluese që kanë të bëjnë me shërimin spitalor tashmë të kryer jashtë vendit, të miratuar nga Fondi, e të cilat nuk mund të kryhen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas dispozitave të Rregullores për mënyrën e shfrytëzimit të shërimit spitalor të personave të siguruar jashtë vendit, personi i siguruar të cilit konsiliumi klinik i Klinikës përkatëse Universitare në Shkup i ka lëshuar propozim për udhëzim për shërim jashtë vendit, me qëllim zbatimin e rehabilitimit të specializuar mjekësor, siç është në rastin konkret - nuk ka të drejtë për kompensim të shpenzimeve në barrë të Fondit. 
Sipas gjithë kësaj, vendimin për të siguruarin L.I., Fondi dhe komisionet mjekësore e miratuan në pajtim me dispozitat ligjore të lartpërmendura. 

Me respekt,
FSSHRMV