Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Fillon renovimi i objektit të Klinikës Universitare për Psikiatri në Shkup

Fillon renovimi i objektit të Klinikës Universitare për Psikiatri në Shkup

Të nderuar,

Ju informojmë se nga 15 maj fillon renovimi i objektit të Klinikës Universitare për Psikiatri në Shkup përmes Projektit për përmirësimin e efikasitetit energjetik, i cili financohet përmes Bankës Botërore, ndërsa zbatohet nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjatë renovimit, pacientët do të ridrejtohen për trajtim spitalor në Spitalin Psikiatrik-Shkup dhe në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”-Shkup, për çka këto institucione kanë kapacitete të mjaftueshme. Reparti i fëmijëve përkohësisht do të funksionojë në SPQ “8 Shtatori”-Shkup, ndërsa ambulanca për psikiatri të fëmijëve dhe adoleshentëve do të funksionojë në kuadër të Entit për Shëndet Mendor “Mladost”-Shkup.

Orari i punës së klinikës për periudhën e rikonstruksionit në shtojcë

Nr.

Reparti

Institucioni ku është zhvendosur

Adresa e institucionit

Tel. kontakti

1

Kontrolle konsiliare dhe urgjenca ambulantore për Klinikat Universitare, EEG dhe biofeedback

Ambulanca ekzistuese e IPSH Klinikës Universitare për Psikiatri-Shkup

Rr. “Belgradska” pn, Shkup

02/ 3147-320,

075-456-917

2

Psikiatria e fëmijëve dhe adoleshentëve-pjesa spitalore

SPQ “8 Shtatori”-Shkup, reparti i psikiatrisë (kati 8)

Rr. “Pariska” pn Shkup

072-224-034,

070-377-390

3

Psikiatria e fëmijëve dhe adoleshentëve-Kabineti për çrregullime neurozhvillimore

Enti për Shëndet Mendor “Mladost”-Shkup

Blv. “Partizanski Odredi”, nr. 60a

Karposh 2, Shkup

070-377-390

4

Ambulanca të rregullta

Ambulanca Taftalixhe-Shtëpia e Shëndetit Shkup

Bukureshka nr.2, Taftalixhe, Shkup

071-208-282

5

Spitali ditor

Qendra për Shëndet Mendor “Idadija”-Shkup

Rr. Kole Nedelkovski 52, Shkup

070-255-436

6

Administrata e IPSH Klinikës Universitare për Psikiatri

IPSH Enti për Rehabilitimin e Dëgjimit, të Folurit dhe Zërit Shkup

Rr. “Belgradska” pn, Shkup

076-456-303,

075-444-025,

075-240-230