Njoftim për stacione farmaceutike
Dëshirojmë t'ju informojmë se Fondi i Sigurimit Shëndetësor dje nënshkroi kontratë me farmaci të reja, stacione farmaceutike dhe farmaci lëvizëse, gjithsej 21, në territorin e Republikës së Maqedonisë. Për të gjithë partnerët e rinj kontraktues, përcaktuam kuota që fillojnë të vlejnë nga 1 korrik 2015. Nga kontratat e reja të nënshkruara, 5 janë farmaci lëvizëse, qëllimi i të cilave është furnizimi me barna në mjedise rurale me të paktën një punonjës shëndetësor, teknik farmaceutik. 5 farmacitë e reja lëvizëse janë për këto zona: fshati Vrapçisht – Gostivar (mbulon 29 vendbanime); fshati Rostushë, komuna e Mavrovës (mbulon 64 vendbanime); fshati Mogila, komuna e Mogilës (mbulon 115 vendbanime); komuna e Bogovinës – Tetovë (mbulon 17 vendbanime); fshati Bërvenicë, komuna e Tetovës (mbulon 35 vendbanime). Popullsia që përfshihet me 5 farmacitë e reja lëvizëse dhe numri i qytetarëve që do të kenë qasje më të lehtë në barna është 33,786 qytetarë. Kuota e përgjithshme vjetore që Fondi do të ndajë për këto farmaci është 3,8 milionë denarë.