Kuota të reja për institucionet shëndetësore private farmaci
26/06/2015
Nga 01.07.2015 do të fillojnë të vlejnë kuotat e reja për institucionet shëndetësore private - farmaci. Me këtë rishpërndarje Fondi ka për qëllim të mundësojë shpërndarje më të përshtatshme të mjeteve për barna, përkatësisht furnizim më të mirë për personat e siguruar. Kuotat e reja për farmacitë u miratuan në seancën e djeshme të Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë për barnat e dhëna me recetë nga Lista e barnave në ngarkim të mjeteve të Fondit.