Drejtorët e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë drejtpërdrejt me personat e siguruar në Ohër
09/07/2015
Drejtorët e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Dr. Sasho Stefanoski dhe Orhan Ramadani, në kuadër të vizitës së sotme të punës në shërbimin rajonal të Fondit në Ohër, vazhduan me realizimin e projektit të nisur që në secilin prej shërbimeve rajonale të njihen me problemet dhe nevojat reale, si të personave të siguruar ashtu edhe të punonjësve. Këto takime njëkohësisht janë edhe mundësi për gjetjen e zgjidhjeve të menjëhershme ose sistemore për tejkalimin e problemeve dhe mangësive që personat e siguruar ose punonjësit i kanë evidentuar.