Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Drejtorët e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë drejtpërdrejt me personat e siguruar në Tetovë

Drejtorët e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Stefanoski dhe Orhan Ramadani sot vizituan njësinë rajonale të Fondit në Tetovë. Kjo është vazhdimësi e aktivitetit tashmë të nisur, që një pjesë të javës së punës ta kalojnë në ndonjë nga njësitë rajonale në shtet, me qëllim që në vend të njihen me problemet dhe nevojat reale si të personave të siguruar ashtu edhe të punonjësve dhe të gjenden zgjidhje të mundshme të menjëhershme ose sistemore për tejkalimin e problemeve dhe mangësive. Drejtori Stefanoski informoi për disa përfitime që në periudhën e fundit janë harmonizuar në Fond me mbështetjen e Qeverisë për ndryshime të disa ligjeve.

Dokumente

Drejtorët e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë drejtpërdrejt me personat e siguruar në Tetovë