Drejtorët e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë drejtpërdrejt me personat e siguruar
18/06/2015
Të nderuar, Në kuadër të Projektit të ri "Drejtorët e FSSHM-së drejtpërdrejt me personat e siguruar", drejtorët e FSSHM-së, Sasho Stefanoski dhe Orhan Ramadani, së bashku me ekipin profesional të FSSHM-së, sot kaluan pjesën më të madhe të ditës së punës me punonjësit dhe me personat e siguruar në Shërbimin Rajonal – Manastir.