Drejtorët e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë drejtpërdrejt me personat e siguruar
"Drejtorët e FSSHM-së drejtpërdrejt me personat e siguruar" është projekti i ri i Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, i cili filloi të zbatohet nga sot, 11 qershor 2015. Drejtorët së bashku me ekipin profesional vizituan shërbimin rajonal Shkup. Ideja e projektit është që një ditë në javë drejtorët e Fondit, Sasho Stefanoski dhe Orhan Ramadani, së bashku me ekipin profesional, të kalojnë pjesën më të madhe të orarit të punës në shërbimet rajonale të Fondit dhe duke punuar së bashku me punonjësit, në vend të realizojnë kontakt të drejtpërdrejtë me personat e siguruar. Nga "dora e parë" do të mund të informohen nëse personat e siguruar janë të kënaqur, nëse janë udhëzuar drejt se ku t'i realizojnë të drejtat e tyre dhe cila është efikasiteti i punonjësve në shërbimet rajonale të Fondit