Vizitë pune e drejtoreshës së FSSHM-së, mr. Maja Parnardzhieva - Zmejkova, në Manastir, Demir Hisar dhe Ohër
22/04/2014
Mënyra e re e funksionimit të Fondit me shërbimet elektronike po has në kënaqësi të madhe te firmat, të cilat tashmë nuk kanë nevojë të vijnë në shërbimin rajonal në Manastir për paraqitje dhe çregjistrime të personave të siguruar. Deri më tani 40% e firmave janë përfshirë në mënyrën elektronike të punës, ndërsa madje 85% e personave të siguruar i kanë marrë dhe i përdorin kartelat e tyre elektronike shëndetësore. Këtë e theksoi mr. Maja Parnardzhieva-Zmejkova, drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, gjatë vizitës së sotme në Shërbimin Rajonal të FSSHM-së në Manastir.