Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Takim pune me punonjësit shëndetësorë i drejtoreshës së FSSHM-së, mr. Maja Parnardzhieva - Zmejkova, në Tetovë

Në kuadër të vizitës së saj në komunën e Tetovës, drejtoresha Parnardzhieva-Zmejkova realizoi takim pune me punonjësit shëndetësorë. Mjekët, farmacistët dhe stomatologët në takimin e punës u informuan nga drejtoresha Parnardzhieva-Zmejkova për aktivitetet aktuale të punës së Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë. Ata i përshëndetën risitë që Fondi i ka futur në lidhje me referimin e pacientëve në nivel më të lartë të mbrojtjes shëndetësore, si dhe në lidhje me punën elektronike dhe paraqitjen dhe çregjistrimin e pacientëve. Njëkohësisht, mjekët shprehën kënaqësinë e tyre nga mënyra e bashkëpunimit që realizojnë me Fondin, i cili me kujdes i analizon kërkesat e mjekëve dhe, në kuadër të kompetencave të tij, i realizon ato.

Dokumente

Takim pune me punonjësit shëndetësorë i drejtoreshës së FSSHM-së, mr. Maja Parnardzhieva - Zmejkova, në Tetovë