Vizitë pune e drejtoreshës së FSSHM-së, mr. Maja Parnardzhieva - Zmejkova, në Strumicë dhe Radovish
Strumica është qytet lider në Maqedoni në përdorimin e shërbimeve elektronike të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë. Madje 95% e personave të siguruar të Strumicës i kanë marrë kartelat e tyre elektronike shëndetësore, 65% e firmave janë kyçur në portalin ueb të Fondit dhe i përdorin shërbimet elektronike, në vend që të vijnë në sportelet e shërbimit rajonal. Këtë sot e njoftoi drejtoresha e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, mr. Maja Parnardzhieva-Zmejkova, gjatë vizitës së saj në shërbimin rajonal të FSSHM-së në Strumicë. Parnardzhieva-Zmejkova shprehu kënaqësinë e saj nga funksionimi i shërbimit rajonal dhe nga azhurniteti i qytetarëve dhe firmave në Strumicë, të cilët ndër të parët u lidhën me rrjedhat bashkëkohore informatike të punës.