Vizitë pune e drejtoreshës së FSSHM-së, mr. Maja Parnardzhieva - Zmejkova, në Gjevgjeli, Vallandovë dhe Dojran
Spitali i Përgjithshëm në Gjevgjeli, gjatë katër viteve të fundit, nga aspekti i punës financiare, është spitali i përgjithshëm më i suksesshëm, sipas parametrave ekonomikë që Fondi i ndjek përmes kontrolleve financiare. Kjo është përshtypja e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, mr. Maja Parnardzhieva-Zmejkova, nga vizita e saj e sotme në Spitalin e Përgjithshëm në Gjevgjeli, ku ajo, me ekipin e saj, u takua me drejtuesin e këtij institucioni shëndetësor, dr. Sretko Jovanov, dhe kërkoi që të vazhdohet me punën nikoqire të ekipit menaxhues. Nga drejtori Jovanov ajo pati mundësi të marrë personalisht informacione për grantin nga fondet IPA në vlerë prej 430.000 euro për modernizimin dhe avancimin e shërbimeve. Parnardzhieva-Zmejkova njëkohësisht theksoi se kur bëhet fjalë për raste urgjente, pacientët nuk duhet të kthehen, por menjëherë duhet t’u ofrohet shërbimi i domosdoshëm shëndetësor.