Njoftim për ISHP/ISHP private
Drejtuar: Institucioneve Shëndetësore Publike (ISHP)
Institucioneve Shëndetësore Private (ISHP private) që ofrojnë kujdes shëndetësor specialistik-konsultativ dhe/ose spitalor
Njoftim për dorëzimin e dokumentacionit për sigurimin e llojit dhe vëllimit të shërbimeve shëndetësore për personat e siguruar për vitin 2023
Të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private që kanë marrëveshje për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në fushën e kujdesit shëndetësor specialistik-konsultativ dhe/ose spitalor në ngarkim të mjeteve të Fondit, me qëllim sigurimin e shërbimeve shëndetësore për personat e siguruar në vitin 2023, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm për vitin 2023:
1. ISHP
- Plan për llojin dhe vëllimin e shërbimeve shëndetësore për vitin 2023 sipas veprimtarive – formular,
- Përmbledhje rekapituluese e shërbimeve shëndetësore gjithsej të planifikuara për vitin 2023 sipas niveleve të kujdesit shëndetësor - formular,
- Listë e veprimtarive - formular,
- Listë e të punësuarve sipas strukturës - formular,
- Pasqyrë e pajisjeve të reja dhe procedurave të reja diagnostikuese për vitin 2023 - formular,
- Komponentë zhvillimorë - formular.
2. ISHP private që ofrojnë kujdes shëndetësor specialistik-konsultativ dhe/ose spitalor (NUK VLEN për ISHP private që ofrojnë kujdes shëndetësor primar dhe barnatore ISHP private)
- Plan për llojin dhe vëllimin e shërbimeve shëndetësore për vitin 2023 sipas veprimtarive,
- Përmbledhje rekapituluese e shërbimeve shëndetësore gjithsej të planifikuara, për të gjitha veprimtaritë e kujdesit shëndetësor në vitin 2023.
Dokumentacionin e përmendur nën numrin 1 detyrimisht e dorëzojnë të gjitha institucionet shëndetësore publike, ndërsa institucionet shëndetësore private dorëzojnë vetëm planin për llojin dhe vëllimin e shërbimeve shëndetësore sipas veprimtarive dhe përmbledhjen rekapituluese (nëse kanë më shumë se një veprimtari), siç është përmendur nën numrin rendor 2.
Dokumentacioni që dorëzohet duhet të jetë në përputhje me modelet e përcaktuara nga Fondi, të publikuara në ueb-faqen www.fzo.org.mk në pjesën Shëndetësi → Modelet e dokumentacionit të nevojshëm për vitin 2023.
I gjithë dokumentacioni detyrimisht duhet të dorëzohet në:
- formë elektronike (format excel) në e-mail: [email protected] dhe
- formë të shtypur (të verifikuar nga drejtori i institucionit), në FSSHM - me shënim për Departamentin për Koordinim Buxhetor dhe Negocim.
Shënim: Gjatë dorëzimit të dokumentacionit në version elektronik, në titullin e e-mailit duhet të qëndrojë emri i institucionit shëndetësor, ndërsa në përmbajtje duhet të përcaktohet personi për kontakt, telefoni i kontaktit dhe adresa e tij e e-mailit.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm në Fond është deri më 26.11.2022, përfshirë këtë datë.
Sektori për Çështje Financiare
Departamenti për Koordinim Buxhetor dhe Negocim