Njoftim për institucionet shëndetësore dhe barnatoret për mënyrën e kontrollit të sigurimit shëndetësor pas 5 shkurtit
Për të siguruarit për të cilët nuk është regjistruar pagesa e kontributit për sigurim shëndetësor në sistemin Termini Im pas datës 05.02.2023, Fondi me detyrë zyrtare do të sigurojë dëshmi për kontributin e paguar nga sistemi i DAP-it.
Për këtë qëllim, institucionet shëndetësore/barnatoret duhet që kërkesën për kontrollin e kontributit të paguar për të siguruarit ta dorëzojnë çdo ditë pune në adresën e emailit të personave zyrtarë të autorizuar të shënuar në listën më poshtë. Institucionet shëndetësore/barnatoret dërgojnë kërkesë vetëm në një adresë emaili në Njësinë Rajonale ku i dorëzojnë faturat për shërbimet shëndetësore të kryera. Të dhënat e kontrolluara për kontributin e paguar, personi zyrtar i autorizuar i Fondit i dorëzon në adresën e emailit të personit nga institucioni shëndetësor që i ka kërkuar, në afatin më të shpejtë të mundshëm, me prioritet për kërkesat urgjente.
Institucionet shëndetësore nuk duhet të kryejnë kontroll të kontributit të paguar për kategorinë e mëposhtme të të siguruarve:
- pensionistë;
- persona të cilët janë të siguruar shëndetësisht përmes MPPS-së ;
- persona të siguruar shëndetësisht si të papunë përmes Ministrisë së Shëndetësisë;
Baza e sigurimit kontrollohet me inspektim në librezën shëndetësore. Barnatoret mund ta kontrollojnë bazën e sigurimit në formularin e recetës.
SHËNIM:Nëse shërbimi shëndetësor i ofruar/barna që duhet të lëshohet ka të bëjë me një anëtar të familjes (person i siguruar), atëherë kontrollin e kontributit të paguar, institucioni shëndetësor /barnatorja duhet ta kryejë për bartësin e sigurimit (të siguruarin).
Ju lutemi që kërkesat tuaja t'i dorëzoni vetëm në një adresë emaili në Njësinë përkatëse Rajonale, për një pasqyrë më të mirë dhe përgjigje më të shpejtë.
Lista e të punësuarve në DAP
Lista e personave të punësuar nga FSSHRMV dhe Njësitë Rajonale të cilët përkohësisht do të kryejnë detyra pune në drejtoritë rajonale të DAP-it dhe në Shërbimin Qendror të DAP-it
DREJTORIA RAJONALE e DAP-it - Manastir
( Ohër,Strugë, Resnjë,Demir Hisar)
Aleksandar Petkovski- Informatikan NJR Manastir [email protected]
Mende Siljanovski-Kontrollor për pagesën e pushimit mjekësor [email protected]
DREJTORIA RAJONALE e DAP-it - Shkup
Renata Stefanovska - Bashkëpunëtore për kompletimin e dokumentacionit NJR Shkup [email protected]
Aneta Kachakova - Kontroll i kontributit - NJR Shkup [email protected]
Idriz Bajram - Bashkëpunëtor për punë të kontabilitetit - Qendër FSSHRMV [email protected]
DREJTORIA RAJONALE e DAP-it - Prilep
(Kavadar, Negotinë, Veles,Krushevë,Brod i Maqedonisë )
Pancho Trenkoski -Bashkëpunëtor - NJR Prilep [email protected]
Elton Islami-Referent për përllogaritjen e pushimit mjekësor [email protected]
DREJTORIA RAJONALE e DAP-it - Tetovë
( Gostivar,Kërçovë,Dibër)
Driton Ismani NJR Tetovë [email protected]
Agon Bajraktari-Referent për financa dhe punë të thesarit [email protected]
DREJTORIA RAJONALE e DAP-it - Strumicë
(Berovë,Gjevgjeli,Radovish, Vallandovë)
Dimitar Projkov NJR Strumicë [email protected]
Silvana Bjadova-Referente për pushim mjekësor [email protected]
DREJTORIA RAJONALE e DAP-it - Shtip
(Kumanovë,Kriva Pallankë,Koçanë,Vinicë,Dellçevë,Kratovë,Probishtip,Shtip,Sveti Nikole )
Riste Ristovski-Referent për pajisje ortopedike NJR Shtip [email protected]
Goran Karashov -Bashkëpunëtor [email protected]