Formularë të rinj për receta që mbulohen nga Fondi
FSSHRMV-ja me datë 01.10 2022 prezantoi formularë të rinj të recetave për përshkrimin e barnave në ordinancat e mjekëve amë dhe lëshimin e barnave që mbulohen nga Fondi në barnatore: formular recete për përshkrimin e barnave për persona të siguruar - Formulari RO1, dhe formular recete për përshkrimin e barnave për persona të siguruar të huaj - Formulari RO2.
Vendimi i Fondit për ndryshimin dhe plotësimin e formularëve, i cili është miratuar në bazë të Rregullores për përmbajtjen dhe mënyrën e ushtrimit të të drejtave dhe detyrimeve nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, është publikuar në Gazetën Zyrtare të RM-së nr.175, me datë 04.08.2022.
Ndryshimet janë bërë në konsultim me ekipin profesional, si dhe me Drejtorinë e Shëndetësisë Elektronike (Termi Im), për shkak të nevojës për kryerjen e përshtatjeve të caktuara në formularët e recetave të Fondit, në drejtim edhe të përgatitjes për implementimin e risisë së ardhshme me vendosjen e sistemit të integruar informativ të Fondit për e-recetë, me të gjitha përfitimet e tij për publikun profesional, në kuptim të një pasqyre dhe vështrimi më të mirë në informacionet e nevojshme dhe forcimit të mekanizmave të kontrollit, por para së gjithash për të siguruarit e Fondit.
Me formularët e rinj përfitimet janë: lehtësimi i mëtejshëm i procesit të përshkrimit të barnave me recetë te mjeku i zgjedhur, shkurtimi i kohës që personi i siguruar e kalon te mjeku i zgjedhur, forcimi i kontrollit të përshkrimit të barnave te mjeku amë dhe të lëshimit të barnave me recetë që mbulohen nga Fondi në barnatore, evidencë më e mirë për barnat e rekomanduara nga mjek specialist/subspecialist dhe të tjera.