Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ushtruesja e detyrës Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varns, në vizitë zyrtare në Fondin e Sigurimit Shëndetësor

Ushtruesja e detyrës Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varns, në vizitë zyrtare në Fondin e Sigurimit Shëndetësor

Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Zllatko Perinski, realizoi sot një takim zyrtar me ushtruesen e detyrës Ambasadore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nicole Varns, e cila qëndroi për një vizitë zyrtare në Fond.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi gjendjen aktuale dhe proceset reformuese në sistemin shëndetësor, me ç'rast drejtori Perinski prezantoi rolin, kompetencat dhe prioritetet strategjike të Fondit, si dhe aktivitetet e orientuara drejt përmirësimit të cilësisë, efikasitetit dhe qasjes në shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, transformimit digjital dhe përforcimit të kapaciteteve institucionale në sistemin shëndetësor.

Gjatë bisedimeve u theksua rëndësia e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe rëndësia e dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët.

Fondi i Sigurimit Shëndetësor mbetet i përkushtuar për zhvillimin dhe avancimin e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare dhe partnerët strategjikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim modernizimin e sistemit shëndetësor, shkëmbimin e praktikave të mira dhe sigurimin e shërbimeve shëndetësore më cilësore dhe më të qasshme për të gjithë personat e siguruar.