Pranim-dorëzimi i funksionit të drejtorit
Sot, në ambientet e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, u realizua pranim-dorëzimi i funksionit të drejtorit.
Drejtori i deritanishëm, z. Sasho Klekovski, ia dorëzoi detyrën z. Zllatko Perinski, i cili , në seancën e Qeverisë, u emërua ushtrues detyre drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor.
Në frymën e vazhdimësisë institucionale dhe përgjegjësisë profesionale, u bë pranim-dorëzimi i aktiviteteve në vijim, prioriteteve dhe obligimeve të institucionit.
Pas marrjes së detyrës, z. Perinski theksoi:
„Fondi i Sigurimit Shëndetësor është një nga institucionet më të rëndësishme të sistemit shëndetësor dhe ka një rol thelbësor në sigurimin e një kujdesi shëndetësor të qëndrueshëm dhe të qasshëm për qytetarët. Do të punojmë me përgjegjësi, në partneritet dhe me përkushtim, duke ndërtuar një institucion efikas, transparent dhe plotësisht të orientuar drejt interesave të personave të siguruar dhe interesit publik.“
Fondi i Sigurimit Shëndetësor vazhdon të ushtrojë pa ndërprerje kompetencat e tij ligjore dhe mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të qasshme për të gjithë personat e siguruar.