Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Raport analitik “Artroplastika e ijës dhe gjurit në Maqedoni 2023–2025

Raport analitik “Artroplastika e ijës dhe gjurit në Maqedoni 2023–2025

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë prezantoi Raportin analitik “Artroplastika e ijës dhe gjurit në Maqedoni 2023–2025”, i cili tregon rritje të konsiderueshme të numrit të intervenimeve ortopedike në institucionet shëndetësore publike dhe qasje të përmirësuar të pacientëve në këto shërbime shëndetësore.

Sipas analizës, gjatë vitit 2025 në institucionet shëndetësore publike janë kryer gjithsej 4.044 operacione të ijës dhe gjurit, që paraqet rritje prej 9,9 për qind krahasuar me vitin 2023, kur janë realizuar 3.679 intervenime. Në të njëjtën periudhë është shënuar edhe rritje e numrit të përgjithshëm të ditëve spitalore, të cilat arritën në 44.049. 

Rritja më e madhe është regjistruar te operacionet për zëvendësimin e gjurit, ku numri i intervenimeve është rritur për 26,4 për qind, ndërsa te endoproteza primare e ijës është evidentuar rritje prej 17,8 për qind. Mosha mesatare e pacientëve që iu nënshtruan këtyre ndërhyrjeve operative është 68,9 vjet. 

Analiza tregon se pjesa më e madhe e intervenimeve janë realizuar në Klinikën Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Mjekim Intensiv dhe Qendër Urgjente (TOARILUC), Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” – Ohër, të cilat së bashku marrin pjesë me rreth 69 për qind të numrit të përgjithshëm të operacioneve të kryera në shtet. 

Sa u përket listave të pritjes, përfundimisht me maj 2026, në tre qendrat më të mëdha ortopedike në shtet janë evidentuar më shumë se 659 pacientë që presin ndërhyrje operative në ijë. Analiza tregon se arsyet për pritjen më të gjatë janë të ndryshme dhe në pjesën më të madhe lidhen me kapacitetet organizative dhe hapësinore, e jo me mungesë protezash dhe materialesh mjekësore. 

Të dhënat krahasuese me vendet e rajonit tregojnë se Maqedonia shënon përparim të konsiderueshëm te operacionet për zëvendësimin e ijës dhe në këtë segment tashmë tejkalon disa shtete të rajonit. Njëkohësisht, analiza tregon se te operacionet për zëvendësimin e gjurit ekziston hapësirë shtesë për rritje dhe avancim të mëtejshëm të disponueshmërisë së këtyre shërbimeve. 

Drejtori i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, theksoi se rezultatet e arritura paraqesin konfirmim të avancimit të vazhdueshëm të qasjes në procedura bashkëkohore ortopedike për personat e siguruar.

“Këto rezultate konfirmojnë se qasja në procedurat ortopedike me rëndësi jetike po përmirësohet vazhdimisht. Me hapjen e blloqeve operative të rikonstruktuara në Qendrën Klinike dhe në SPQ ‘8 Shtatori’, si dhe me mbështetjen për zhvillimin e artroplastikës së gjurit në spitalet rajonale, presim ulje shtesë të listave të pritjes dhe përmirësim të disponueshmërisë së shërbimeve për pacientët”,
  - theksoi Klekovski. 

Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të vazhdojë me monitorim të rregullt të gjendjeve në veprimtarinë ortopedike dhe me mbështetje të institucioneve shëndetësore në drejtim të përmirësimit të disponueshmërisë, cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve shëndetësore për të gjithë personat e siguruar.