Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

DEKLARATË PËR SHTYP - Përfshirja me sigurim shëndetësor

DEKLARATË PËR SHTYP - Përfshirja me sigurim shëndetësor

Lidhur me qëndrimet e shprehura në publik për mospërfshirjen e kategorive të qytetarëve në sigurimin shëndetësor, ndajmë informacione të sakta dhe të plota për përfshirjen e të siguruarve.

Maqedonia është përcaktuar si shtet social, ndërsa në përputhje me Ligjin për sigurim shëndetësor ekzistojnë më shumë baza për sigurim të detyrueshëm shëndetësor, me çka sistemi është vendosur në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me përgjegjësi sociale. Sigurim shëndetësor është siguruar edhe për personat që nuk realizojnë të ardhura dhe nuk mund të sigurohen mbi asnjë bazë tjetër – ku shpenzimet për sigurimin e tyre i mbulon shteti përmes një programi në Ministrinë e Shëndetësisë.

Aktualisht në Maqedoni ka 1.836.667 të siguruar, prej të cilëve 470.774 të siguruar ose çdo i katërti (25%) janë persona që nuk realizojnë të ardhura. Tezat se kategori të caktuara qytetarësh janë lënë pa mbrojtje shëndetësore nuk janë të sakta.

Gjithashtu, aktualisht po punohet në tri reforma të sigurimit shëndetësor.

Një grup pune i Fondit, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe DAP-it po punon mbi kriteret për personat që nuk realizojnë të ardhura, ku fokusi është në dy grupe problemesh: të siguruarit që kanë mbetur së fundi pa punë dhe të siguruarit që kanë të ardhura të padeklaruara (ekonomi gri, punë jashtë vendit).

Qeveria, Fondi dhe UNICEF-i po analizojnë nevojat dhe mundësitë për sigurim shëndetësor të pavarur të personave të mitur deri në 18 vjeç.

Dhe së treti, në fazën përfundimtare është përgatitja e një zgjidhjeje të re ligjore nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me pjesëmarrje aktive të Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Me këtë zgjidhje ligjore do të përfshihen personat që punojnë në forma fleksibile të angazhimit.

Fondi mbetet i përkushtuar në avancimin e qasshmërisë dhe drejtësisë së sistemit shëndetësor, mbi bazën e analizave reale dhe zgjidhjeve të qëndrueshme!

Numri i të siguruarve sipas bazës së sigurimit 

Baza e sigurimit Aktualisht (2026) 31.12.2025
Të punësuar (persona me pagë) dhe anëtarë të familjeve (1,2) 891.955 883.491
Pensionistë (9,10,11) 415.183 414.620
Bujq individualë (4,5) 30.068 29.949
Persona të vetëpunësuar (3) 4.904 5.053
Murgj dhe nëpunës fetarë (6) 1.693 1.680
Të siguruar sipas konventës (20) 3.668 3.768
Të papunë dhe persona me të ardhura të ulëta (Programi i MSH-së, 23,24) 470.774 471.107
Të pasiguruar mbi asnjë bazë (17, 18) 4.921 5.503
Të papunë me kompensim monetar (APRM, 7) 5.629 6.096
Përfitues të mbrojtjes sociale (MSP, 12) 5.788 5.834
Persona në burg/paraburgim/institucione edukativo-korrektuese (DAP, 15) 1.283 1.257
Pjesëmarrës në LNÇ (16) 641 656
Të tjerë (8,13, 14, 28, 29, 30) 160 155
  1.836.667 1.829.169