Raporti nga kontrollet e përbashkëta të realizuara
Raport për kontrollet e kryera në institucione shëndetësore private (ISHP) – gjinekologë amë
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë ka lidhur marrëveshje me gjithsej 149 institucione shëndetësore private (ISHP) për kryerjen e kujdesit shëndetësor primar në veprimtarinë e gjinekologjisë (gjinekologë amë).
Në nëntor të vitit 2025 janë kryer kontrolle të përbashkëta me Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) në 49 ISHP (33% nga numri i përgjithshëm i marrëveshjeve). Kontrollet janë kryer për shkak të parashtresave të shpeshta nga personat e siguruar për pagesë të mjeteve për ekzaminime të cilat nuk paguhen.
Kontroll i përbashkët i FSSH-së dhe DAP-it për herën e fundit është bërë në vitin 2012.
Qëllimi i kontrolleve është verifikimi i respektimit të detyrimeve kontraktuale, veçanërisht të dispozitës se: “Ekzaminimi, EKO, kolposkopia, marrja e strishos për testim mikrobiologjik dhe citologjik (për PAP-test), si dhe të gjitha procedurat e tjera diagnostikuese dhe terapeutike të cilat janë në përputhje me mjekësinë e bazuar në dëshmi te mjeku i zgjedhur nuk paguhen.”
Konstatime kryesore – gjithsej
- ISHP të kontrolluara: 49
- Të rregullta (pa asnjë parregullsi as nga FSSHRMV-ja, as nga DAP-i): 26 (53,1%)
- Të parregullta (gjithsej – parregullsi të konstatuara nga FSSHRMV-ja dhe/ose DAP-i): 23 (46,9%)
- Vetëm nga FSSHRMV-ja: 3
- Vetëm nga DAP-i: 11
- Nga të dy institucionet: 9
- Parregullsi të konstatuara te 12 ISHP, lloji kryesor i parregullsisë nga FSSHRMV-ja: pagesë e mjeteve shtesë nga personat e siguruar (te 8 ISHP) dhe evidencë e parregullt (te 5 ISHP), me dënime të shqiptuara
- Nga DAP-i janë konstatuar parregullsi lidhur me fiskalizimin te 20 ISHP, me gjoba të shqiptuara
Pasqyrë sipas qyteteve/rajoneve
|
Qyteti |
ISHP të kontr. |
Të rregullta (gjithsej) |
Të parregullta (gjithsej) |
% Të rregullta (gjithsej) |
Të parregullta (FSSHRMV) |
Të parregullta (DAP) |
|
Shkup |
16 |
7 |
9 |
43,8% |
5 |
8 |
|
Manastir |
7 |
5 |
2 |
71,4% |
1 |
1 |
|
Prilep |
7 |
5 |
2 |
71,4% |
2 |
1 |
|
Tetovë |
9 |
5 |
4 |
55,6% |
3 |
3 |
|
Shtip |
5 |
3 |
2 |
60,0% |
0 |
2 |
|
Strumicë |
5 |
1 |
4 |
20,0% |
1 |
2 |
|
Gjithsej |
49 |
26 |
23 |
53,1% |
12 |
20 |
Kontrollet e kryera konstatojnë janë të rëndësishme nga aspekti i mbrojtjes së të drejtave të pacientëve dhe respektimit të detyrimeve kontraktuale ndërmjet Fondit dhe ISHP-ve.
Nga aspekti tatimor, shërbimet shëndetësore janë të liruara nga TVSH-ja, ndërsa pjesa më e madhe e këtyre institucioneve paguajnë tatim simbolik vjetor mbi të ardhurat e përgjithshme prej 1% ose janë plotësisht të liruara, kjo nuk do të thotë se mosevidentimi i qarkullimit është pa efekt tatimor. Përkundrazi, mosevidentimi i të ardhurave lë hapësirë për përdorimin e tyre si të ardhura personale të patatimuara, fitim të pronës personale nga të ardhura të patatimuara, si dhe për pagesa të furnizimeve me para në dorë që e ushqen drejtpërdrejt ekonominë gri. Kjo praktikë e minon sistemin, krijon përparësi të padrejtë në kurriz të atyre që punojnë ligjërisht, ndërsa në kontekst më të gjerë çon progresivisht në rritje të humbjeve të të ardhurave publike.