Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Reagim ndaj pretendimeve për mungesë të barnave onkologjike

Reagim ndaj pretendimeve për mungesë të barnave onkologjike

Fondi i Sigurimit Shëndetësor reagon ndaj pretendimeve të publikuara në rrjetet sociale dhe në media për mungesën e supozuar të barnave për trajtimin e kancerit. Me qëllim të sqarimit të situatës, Fondi e informon opinionin për gjendjen aktuale me disponueshmërinë e këtyre barnave.

Barnat gjenerike në Listën pozitive B (listë spitalore)

Paclitaxel dhe Cisplatin janë në mungesë afatshkurtër

Paclitaxel: Ky bar për një kohë të shkurtër ishte në mungesë për shkak të mosdorëzimit nga prodhuesi. Tani është i disponueshëm në Klinikën e Onkologjisë dhe rimbursohet plotësisht nga Fondi. Pacientët që e kanë blerë barin me mjete vetjake mund të paraqesin kërkesë për rimbursim në Fond. Çmimi me pakicë i barit është 2.165 denarë.

Cisplatin: Bari aktualisht është në mungesë për shkak të mungesës së ofertës në prokurimin publik, megjithëse ekzistojnë dy forma të regjistruara. Si zëvendësim, i disponueshëm është Carboplatin. Klinika e Onkologjisë e përsëriti tenderin, pas së cilës është marrë ofertë, ndërsa dorëzimi pritet në ditët në vijim.

Nab-Paclitaxel dhe Octreotide: Këto barna janë në mungesë afatgjatë, përfshirë edhe Octreotide (emri i markës Sandostatin), i cili mungon rreth dy vjet për shkak të mungesës së interesit nga furnizuesit. Megjithatë, këto barna rimbursohen nga Fondi. Klinika e Onkologjisë ka thirrje publike aktive dhe është në pritje të dorëzimit.

Terapi biologjike inovative

Konfirmojmë se terapia biologjike, e paraparë me buxhetin e kushtëzuar të Klinikës së Onkologjisë, është e disponueshme për pacientët.

Lista pozitive A (barnatore)

Letrozole dhe anastrozole nga vera e vitit 2025 janë transferuar në Listën pozitive A dhe janë të disponueshme në barnatoret në të gjithë vendin pa ndërprerje. Bëhet fjalë për barna gjenerike, prej të cilave në Maqedoni janë të regjistruara katër marka.

Fondi i Sigurimit Shëndetësor është i përkushtuar për përmirësimin e furnizimit me barna dhe sigurimin e vazhdimësisë së terapisë për të gjithë pacientët.