Vizitë pune në ISHP Spitalin e Përgjithshëm Veles
Sot, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, drejtorët e përgjithshëm të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, z. Sasho Klekovski dhe z. Branko Axhigogov, së bashku me zëvendësministrin e shëndetësisë, z. Jovica Andovski, realizuan një vizitë pune në ISHP Spitalin e Përgjithshëm Veles.
Fokusi i vizitës ishte gjendja me shërbimet shëndetësore në nivel rajonal, përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet spitalit dhe Fondit, si dhe prezantimi i masave të reja për përmirësimin e qasjes në terapinë onkologjike për pacientët.
Nga 4 gusht 2025, pacientët që trajtohen me terapi onkologjike me tableta – anastrozol dhe letrozol – do të mund ta marrin terapinë e tyre drejtpërdrejt në barnatore, në ngarkim të Fondit.
“Me këtë masë, qasja në terapi lehtësohet ndjeshëm, ndërsa pacientët do të kenë një procedurë më të thjeshtuar. Mjafton të marrin raport nga onkologu i tyre, të marrin recetë nga mjeku amë dhe me të ta marrin terapinë në barnatore. Participimi do të jetë rreth 50 denarë”
- theksuan drejtorët e përgjithshëm.
Gjatë vizitës, u paralajmërua edhe prokurimi i pajisjeve të reja mjekësore për nevojat e spitalit.
“Spitali i Përgjithshëm i Velesit do të prokurojë pajisje mjekësore për Interno, për Oftalmologji, Pediatri dhe për Repartin e Neurologjisë dhe Psikiatrisë. Prokurimi është siguruar nga gjithsej 40 milionë denarë mjete të Fondit, prej të cilave pjesa më e madhe është për shlyerjen e borxhit të institucionit, ndërsa një pjesë për pagat e të punësuarve të rinj dhe për pajisje të reja,”
- theksoi drejtori i përgjithshëm Sasho Klekovski.
“Do të prokurohen pajisje mjekësore për disa reparte. Do ta theksoj më të rëndësishmen – për Repartin e Oftalmologjisë, ku tashmë është prokuruar aparat fako, ndërsa tani do të prokurohet edhe mikroskop, me çka do të kompletohen pajisjet për punë të rregullt. Kjo do të thotë se në Veles do të mund të kryhen edhe ndërhyrje kirurgjikale në sy”- shtoi Klekovski.
Vizita e punës në Spitalin e Velesit është pjesë e aktiviteteve më të gjera të Fondit për afrimin e shërbimeve shëndetësore te qytetarët dhe vendosjen e një modeli të qëndrueshëm të trajtimit që i vendos pacientët në qendër të vëmendjes.