Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Fjalim i drejtorëve Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov

Fjalim i drejtorëve Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov

Drejtorët informuan për ndryshimet ligjore, të cilat u miratuan me datë 10.07.2025 nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe me propozim të grupit të deputetëve dhe të përgatitura me pjesëmarrjen e Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Risia kryesore: Fekondim i Asistuar Biomjekësor (FAB) më i mirë 

Ndryshimet janë:

  • Përfshirje e FAB në paketën bazë të shërbimeve shëndetësore;
  • Rritje në 6 në vend të 3 tentimeve për FAB në kurriz të Fondit;
  • Harmonizim i lirimit nga participimi;

Gjithashtu, Fondi:

  • E shkurtoi kohën e vendimmarrjes prej 3 muaj në 2 javë;
  • E dixhitalizoi procesin, në këtë fazë për kërkuesit, duke e përfshirë kuponin për FAB;
  • E thjeshtësoi një pjesë të procesit administrativ;

Një numër gjithnjë e më i madh i çifteve të martuara dhe individëve ballafaqohen me probleme gjatë ngjizjes, ndërsa suksesi i trajtimit shpesh rritet me numrin e rritur të tentimeve. Bëjmë një hap për mbështetje të një prej aspiratave më themelore njerëzore – krijimin e familjes!

Disa informacione për FAB për vitin 2024

  • 1.495 kërkesa për FAB, prej të cilave 1.280 për fëmijë të parë, 195 për fëmijë të dytë, 15 për fëmijë të tretë dhe 5 për fëmijë të katërt
  • Shuma maksimale prej rreth 93.000 denarë për tentim dhe për 1.106 tentime të realizuara për FAB janë përdorur 89.547.990 denarë 
  • Procedura FAB të kryera në 8 institucione shëndetësore.

Hapat e ardhshëm të Fondit:

  • Mbështetje financiare për krioprezervim, përkatësisht ngrirje të qelizave vezë për përdorim në të ardhmen
  • Mbështetje për Klinikën e Gjinekologjisë në krijimin e bankës kombëtare për material riprodhues (qeliza vezë dhe spermë) për rritjen e qasjes në trajtime riprodhuese.

Informacion për kërkesë: këtu

Risia e dytë: Lehtësim i mjekimit jashtë vendit

Zbatohen rekomandimet e Entit Shtetëror të Revizionit për lehtësimin e mjekimit jashtë vendit:

  • Komisioni i shkallës së dytë do të vendosë vetëm për ankesa, jo më edhe për mendimet e komisionit të shkallës së parë, me çka shkurtohet procesi dhe sigurohet vendimmarrje në dy shkallë;
  • Afati për vendimmarrje shkurtohet nga 45 në 30 ditë;
  • Fshihet lidhja e marrëveshjeve me spitale të huaja për shkak të pazbatueshmërisë.

Në vitin 2024 janë miratuar 273 mjekime jashtë vendit për gjithsej 488 milionë denarë ose rreth 

1.8 milionë denarë për mjekim. Në gjashtëmujorin e parë, nga 173 kërkesa janë miratuar 154 kërkesa për 239 milionë denarë.

Risia e tretë: Kthimi i një drejtori si organ drejtues

Koncepti i organit drejtues të Fondit prej dy drejtorëve që janë njësoj përgjegjës për punën e Fondit braktiset dhe kthehet koncepti i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit që ekzistonte deri në vitin 2007.

Risi të tjera

Barazimi i të drejtave për të huajt me qëndrim të rregulluar

Filloi procesi me të cilin shtetasit e huaj me qëndrim të rregullt në shtet do të kenë të drejta të barabarta nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor si edhe shtetasit tanë. Nevojitet të ndryshohet edhe një ligj, për sigurimin e detyrueshëm social.

Procedura e ankesës kalon në kompetencë të Komisionit Shtetëror, dhe jo të Ministrisë së Shëndetësisë

Dorëzimi i procedurës së ankesës në shkallë të dytë për vendimmarrje për ankesa ndaj aktvendimeve të shkallës së parë të Fondit nga Ministria e Shëndetësisë te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë nga Marrëdhënia e Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë, edhe atë pa afat kalimtar.

Me ndryshimet dërgohet një mesazh i qartë:

  • I zgjerojmë të drejtat e personave të siguruar;
  •  E modernizojmë sistemin;
  • Krijojmë një sistem shëndetësor më të drejtë, më funksional dhe më të qasshëm.

Drejtorët ishin në dispozicion për të gjitha pyetjet shtesë.