Parregullsi në sigurimin shëndetësor gjatë vuajtjes së dënimit me burg, paraburgimit...
Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve alarmoi për parregullsi në sigurimin shëndetësor të personave që vuajnë dënimin me burg, personave që ndodhen në paraburgim (nëse nuk janë të siguruar mbi bazë tjetër), si dhe personave të mitur që ndodhen në ekzekutimin e masës edukative dërgim në shtëpi edukativo-korrektuese, përkatësisht institucion, dhe për anëtarët e familjes së tyre, të cilët nuk janë të siguruar mbi bazë tjetër. Numri i përafërt i personave të prekur është rreth 1.200.
Problemi ekziston për shkak të mënyrës së paraqitjes dhe çregjistrimit të personave që vuajnë dënimin me burg, personave që ndodhen në paraburgim (nëse nuk janë të siguruar mbi bazë tjetër), si dhe personave të mitur që ndodhen në ekzekutimin e masës edukative dërgim në shtëpi edukativo-korrektuese, përkatësisht institucion, dhe të anëtarëve të familjes së tyre nga persona të autorizuar të punësuar në institucionet ndëshkuese-korrektuese, përkatësisht edukativo-korrektuese. Deri tani kjo bëhej në sportel; personat e autorizuar nga burgjet duhej të vinin në sportelet e Fondit për të dorëzuar paraqitjen ZO-1 për të burgosurit dhe personat në shtëpi edukativo-korrektuese.
Përveç kësaj, ekziston mungesë azhurnimi në paraqitjen dhe çregjistrimin e tyre nga ana e burgjeve dhe koordinim i pamjaftueshëm ndërmjet tyre dhe personave që kryejnë përllogaritje në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve
Si rezultat i problemit, edhe pse Drejtoria ka paguar kontribute që nga viti 2019, në një shumë të konsiderueshme, të burgosurit nuk kanë pasur sigurim të rregullt shëndetësor. Kjo e ka vështirësuar qasjen në barna dhe ka shkaktuar shërbime spitalore në shuma të larta që i janë faturuar Drejtorisë.
Fondi ka detyrim t’i përfshijë të gjithë qytetarët në sistemin e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.
Si zgjidhje, Fondi tani hapi një ueb portal; burgjet do të mund t’i paraqesin këta persona në mënyrë elektronike (me disa klikime nga zyra) në sistemin e Fondit dhe do të kenë evidencë të rregullt të paraqitjeve dhe çregjistrimeve të tyre. Përmes kësaj marrëveshjeje për shkëmbim, Fondi u del në ndihmë këtyre dy subjekteve (burgjeve dhe Drejtorisë) dhe lejon që Ueb portali, i cili është në pronësi të tij, t’u shërbejë si “urë” ose “bajpas” përmes të cilit personat e autorizuar në burgje dhe në Drejtori do të mund të komunikojnë dhe të marrin evidencë të saktë të numrit të të burgosurve për të cilët duhet të paguhet kontributi dhe në këtë mënyrë do të shmanget rreziku që për ndonjë të burgosur të mos jetë paguar kontributi.
Fondi do të sigurojë vazhdimësi të sigurimit shëndetësor dhe të burgosurit do të kenë qasje në kujdes shëndetësor, si qasje në barna, kontrolle specialistike dhe trajtim spitalor.