Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Letër e nënshkruar bashkëpunimi ndërmjet Fondit dhe Projektit të USAID-it për Partneritet kundër Korrupsionit

Letër e nënshkruar bashkëpunimi ndërmjet Fondit dhe Projektit të USAID-it për Partneritet kundër Korrupsionit

Në Fondin e Sigurimit Shëndetësor të RMV-së, sot u nënshkrua letër bashkëpunimi ndërmjet Fondit dhe Projektit të USAID-it për Partneritet kundër Korrupsionit, i cili do të zbatohet nga “Management Systems International”, kompani e Tetra Tech. 

Qëllimi i kësaj letre bashkëpunimi është të krijojë bazë për prioritetet e përbashkëta që synojnë realizimin e aktiviteteve që duhet të përforcojnë sistemin për parandalimin dhe reduktimin e cenueshmërisë institucionale ndaj korrupsionit.

Me këtë, të dyja palët angazhohen për bashkëpunim të përbashkët, sigurimin e personelit dhe burimeve adekuate që do të shpërndahen siç duhet në realizimin e aktiviteteve lidhur me projektin. 

Ky bashkëpunim vendos bazën e përpjekjeve të përbashkëta, duke u fokusuar në fusha kyçe si kontrolli i brendshëm, ngritja e kapaciteteve për vlerësimin e rrezikut nga korrupsioni, përmirësimi i proceseve të rekrutimit dhe të tjera. 

Nga përfaqësuesit e Projektit të USAID-it për Partneritet kundër Korrupsionit u theksua se përmes bashkëpunimit do të ofrohet mbështetje për rritjen e transparencës financiare dhe përmirësimin e funksionalitetit të sistemit të e-shëndetit, si dhe promovimin e integritetit dhe përgjegjësisë në menaxhimin e FSSH-së gjatë vitit të ardhshëm. 

Letra e bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtorët e FSSH-së, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov, dhe Lawrence Held, drejtor i projektit, ndërsa hyn në fuqi nga data e nënshkrimit. 

Për rrjedhën e aktiviteteve dhe rezultatet e projektit, mediat do të informohen në mënyrë transparente nga të dyja palët, nënshkruese të kësaj letre bashkëpunimi.