Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Udhëheqja dhe sindikata janë të kënaqur me vendimin e Qeverisë

Udhëheqja dhe sindikata janë të kënaqur me vendimin e Qeverisë

Të kënaqur me vendimin e Qeverisë, me të cilin pagat e punonjësve të FSSHRMV-së mbeten të njëjta si në muajin dhjetor dhe nuk zvogëlohen, në një konferencë për shtyp u shprehën dy drejtorët, mr. Magdalena Filipovska Grashkovska dhe Dr. Asaf Abduramani, Zëvendësministrja e Shëndetësisë Dr. Maja Manoleva, si dhe përfaqësuesit e sindikatës dhe AOGJSH-së Branko Axhigogov dhe Trpe Deanoski.

Bordi Drejtues në seancën e sotme zbatoi vendimin e Qeverisë, anuloi rekomandimin fillestar dhe miratoi një të ri, me vlerën më të fundit të pikës për llogaritjen e pagave, të vlefshme nga 1 janari 2024 deri më 31 maj 2024.

Greva treditore është pezulluar, punonjësit janë kthyer në vendet e tyre të punës për të përfunduar të gjitha lëndët e personave të siguruar që prisnin për shkak të ndërprerjes dhe për të punuar në zbatimin e reformave.

Kjo është rritja e parë e pagave të punonjësve pas 12 vitesh, shpjegoi drejtoresha Magdalena Grashkovska-Filipovska dhe theksoi se shpreson që punonjësit do ta justifikojnë atë.

Pagat e punonjësve të Fondit të Shëndetësisë do të mbeten të njëjta deri më 31 maj të këtij viti, para se të bëhet ribalancimi i ri i buxhetit, tha drejtori Dr. Asaf Abduramani.

Sindikata falënderoi të gjitha organizatat e sektorit shëndetësor dhe qytetarët për mirëkuptimin. Ata presin që edhe pas 31 majit vlera e pikës të mbetet e njëjtë.