Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Fondi udhëzoi disa zgjidhje të përkohshme, pritet që javën e ardhshme të rregullohen pagat për punonjësit shëndetësorë

Fondi udhëzoi disa zgjidhje të përkohshme, pritet që javën e ardhshme të rregullohen pagat për punonjësit shëndetësorë

FSSHRMV-ja njofton opinionin se ekipet teknike punojnë në vazhdimësi për funksionalitetin e plotë të sistemit, ndërkohë Fondi lëshoi disa zgjidhje të përkohshme me të cilat tejkalohen një pjesë e problemeve. Në këtë moment, Fondi po hyn në komunikim me institucionet shëndetësore publike për të mbledhur dokumentacionin e nevojshëm për pagesën e pagave.

Në interes të opinionit, dhe lidhur me pyetjet e pranuara nga gazetarët, Fondi i publikon informacionet në vijim:

  • Lidhur me pagesën e pushimeve mjekësore, pushimit të lehonisë dhe refundimit, Ju informojmë se me vendosjen e sistemit në funksion të plotë do të paguhen të gjitha detyrimet e FSSH-së ndaj personave të siguruar, por edhe ndaj institucioneve shëndetësore.
  • Për problemin me të cilin po përballet FSSH-ja, ju njoftojmë se FSSH-ja i shfrytëzon kapacitetet dhe njohuritë e të gjithë ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm të IT-së për të cilët ka mundësi juridike.
  • Lidhur me personat e siguruar të cilët për çfarëdo arsye ndryshojnë mjekun amë (përfshirë edhe për shkak të pensionimit të mjekut amë paraprak), janë përgatitur udhëzime për mjekët amë se si të veprojnë në rast të tillë. 

Këtë rast e shfrytëzojmë edhe një herë për të njoftuar se analiza e ekipeve teknike eksperte konstatoi se gjatë sulmit kibernetik nuk ka pasur rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të Fondit.

Njësitë rajonale të Fondit në vazhdimësi i pranojnë kërkesat; përveç kësaj, njësitë rajonale janë të disponueshme edhe me telefon përmes linjave të publikuara publikisht për informacione për personat e siguruar, ku ata mund të drejtohen dhe të marrin informacione lidhur me të gjitha zgjidhjet që janë harmonizuar me mjekët amë dhe përmes të cilave personat e siguruar mund ta realizojnë mbrojtjen shëndetësore. 

Fondi do ta informojë opinionin në kohë dhe vazhdimisht për të gjitha informacionet e reja të përcaktuara që janë me interes për qytetarët.