Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Përfaqësues të Odës Stomatologjike në takim në FSSHRMV

Përfaqësues të Odës Stomatologjike në takim në FSSHRMV

Drejtoresha e FSSHRMV-së, Mr. Magdalena Filipovska-Grashkoska sot (16.06.2022) realizoi takim me kryetarin e Odës Stomatologjike, dr. Marijan Denkovski, dhe kryetarin e Kuvendit të Odës, dr. Oliver Manasiev, në të cilin u diskutua për gjendjen aktuale dhe të tanishme në stomatologji.

Drejtoresha Filipovska-Grashkoska u njoh me sfidat me të cilat ballafaqohen stomatologët në RMV. Në takim  u dakordua të realizohen takime të përsëritura për të parë se cilat janë mundësitë për avancimin e sistemit të veprimtarisë stomatologjike.