FSSHRMV: Mjekimi i Indov-it do të mbulohet tërësisht nga shteti
Qeveria vendosi mbulim të plotë të mjekimit të Leonid Indov në Maqedoni. Fondi i Sigurimit Shëndetësor do ta mbulojë mjekimin e Leonid Indov në Maqedoni, që do të kryhet në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.
Në të kaluarën ishte refuzuar mbulimi i shpenzimeve për mjekimin e Leonidit, me pretendimin se në vend ka kushte për trajtim, pa u specifikuar se ku. Javën e kaluar Qeveria kërkoi që kjo të ndryshohet. FSSH-ja, në bazë të rekomandimeve nga Austria dhe 8 Shtatori, do të miratojë përdorimin e barnave të nevojshme për këtë lloj trajtimi.
“FSSH-ja është shërbim për qytetarët, për të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime shëndetësore. Po punojmë për vendosjen e rregullave të qarta për të reduktuar mundësinë e parregullsive dhe abuzimeve. Prandaj po i analizojmë problemet e konstatuara në raportet e Entit Shtetëror të Revizionit, si dhe ankesat e qytetarëve”.
Për shkak të mosbesimit ekzistues në institucione, shumë persona që kanë nevojë për mjekim jashtë vendit vendosin të mbledhin donacione, pa iu drejtuar fare institucioneve shëndetësore dhe Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Prandaj, të gjithë qytetarët ftohen që fillimisht t’u drejtohen institucioneve shëndetësore dhe Fondit