Takim me përfaqësuesit e Odës së Shëndetësisë Private pranë LOEM
Me qëllim shqyrtimi i mundësive për shërbime shëndetësore më të mira dhe më efikase, më datë 23.07.2024, drejtorët e përgjithshëm të FSSHRMV-së, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov, realizuan takim me Odën e Shëndetësisë Private pranë LOEM, e cila i përfaqëson institucionet shëndetësore private në shëndetësinë primare dhe sekondare, spitalet, laboratoritë, barnatoret dhe subjektet e tjera private në shëndetësi. Fondi i Sigurimit Shëndetësor është i hapur për propozime për shërbime shëndetësore më të mira dhe më efikase. Shërbimet shëndetësore private në të gjitha segmentet, si shëndetësia primare dhe sekondare, janë pjesë e rëndësishme e sistemit shëndetësor.