Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shënohet "Java e Shëndetit të Gruas"

Shënohet "Java e Shëndetit të Gruas"

Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë-SHGJOM (MAGO) shënoi “Javën e Shëndetit të Gruas” si pjesë të fushatës për sigurimin e mbrojtjes më të mirë institucionale të grave dhe informimit profesional shëndetësor për të gjitha kontrollet preventive. Në ngjarje u prezantua edhe projekti “Ambulanca mobile gjinekologjike”, ndërsa u bisedua edhe për zhvillimin e një strategjie të re për vaksinën HPV në RMV, ku edhe djemtë do të vaksinoheshin në mënyrë rutinore kundër HPV-së.

Në panel diskutim folën Prof. Dr. Gligor Tofoski, Prof. Dr. Goran Dimitrov, Doc. Dr. Daniela Ivanova Panova dhe Prof. Dr. Ana Daneva Markova, të cilët prezantuan aktivitetet dhe fushatat e deritanishme dhe të ardhshme të MAGO-s, të cilat së bashku me disa institucione dhe organizata relevante fillojnë një proces të edukimit të vazhdueshëm për shëndetin e grave dhe nxitjes së ndryshimeve shoqërore në këtë fushë.

Në ngjarje morën pjesë znj. Elizabeta Gjeorgievska-bashkëshorte e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Doc. Dr. Vlladimir Rendevski-zëvendësministër i Shëndetësisë, znj. Magdalena Filipovska Grashkoska -drejtoreshë e përgjithshme e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfaqësues nga fakultetet pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, përfaqësues të Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, sektorit joqeveritar dhe kompanive farmaceutike.