Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për publikun

Njoftim për publikun

Të nderuar,

Për shkak të keqpërdorimit gjithnjë e më të shpeshtë të Fondit të Sigurimit Shëndetësor nga qytetarë që mbledhin donacione për trajtim jashtë vendit, jemi të detyruar të reagojmë në publik.
Kohët e fundit ka një fluks kërkesash që qarkullojnë në rrjetet sociale me lutje që qytetarët të solidarizohen dhe të ndihmojnë me pagesë në numrat telefonikë për donacion ose drejtpërdrejt në llogari bankare.

Bëhet fjalë për mbledhje donacionesh për raste ku fare nuk është paraqitur mendim konsiliar, përkatësisht nuk është kërkuar trajtim në ngarkim të Fondit.
Shpesh ndodh që të keqpërdoret FSSH-ja, sepse kërkesat qarkullojnë me arsyetimin se “Fondi nuk miraton”, edhe pse pacienti fare nuk ka dorëzuar dokumente në FSSH dhe me këtë nuk ka kërkuar trajtim jashtë vendit përmes Fondit.

Me këtë, jo vetëm që keqpërdoret institucioni, Fondi i Sigurimit Shëndetësor, por manipulohet edhe me qytetarët. Fondi është i njoftuar me disa raste që në këtë mënyrë mbledhin mjete financiare nga qytetarët.
Një nga rastet e shumta është ai ku kërkohen 16 500 euro për operacion urgjent të një vajze 13-vjeçare në Institutin e Ortopedisë në Banjica. Nën fotografinë e vajzës që shpërndahet në rrjetet sociale, ku me shkronja të mëdha të gjelbra shkruan “URGJENT”, qëndron se operacionin në Banjica “Fondi nuk e mbështet”.

E informojmë publikun se për rastin konkret në FSSHRMV FARE nuk është parashtruar kërkesë për trajtim jashtë vendit.

Është kontaktuar prindi, i cili shpjegoi se nuk i nevojitet trajtim përmes FSSH-së, por ka vendosur të mbledhë donacione për operacion në Banjica dhe shpjegoi pse ka vendosur për një hap të tillë, procedurë nga e cila është evidente se nuk është i njohur me hollësitë e procedurës.
E shpjegojmë procedurën për dërgim për trajtim jashtë vendit, e cila iniciohet me kërkesë të personit të siguruar.

Me kërkesën, personi i siguruar dorëzon:
- propozim për dërgim për trajtim jashtë vendit nga klinika përkatëse universitare në Shkup;
- dokumentacionin e nevojshëm mjekësor dhe tjetër për rrjedhën e trajtimit në institucionet shëndetësore në R.Maqedoni.


Në përputhje me nenin 4 paragrafi 1 të Rregullores për mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore të personave të siguruar jashtë vendit, propozimin për dërgim për trajtim jashtë vendit e jep konsiliumi klinik prej së paku tre mjekëve subspecialistë/specialistë dhe drejtori i klinikës përkatëse universitare në Shkup dhe vlen gjashtë muaj nga dita e lëshimit.

Më tej, lënda me dokumentacionin e plotë shqyrtohet nga komisionet mjekësore, me ç'rast pas miratimit të vlerësimit dhe mendimit, nga ana e Fondit nxirret akti përkatës administrativ.

Theksojmë që të mos shkruhen dezinformata në kërkesat që shpërndahen në rrjetet sociale dhe të mos keqpërdoret FSSHRMV në rastet ku fare nuk është kërkuar trajtim përmes Fondit, sepse në këtë mënyrë rrënohet reputacioni i institucionit, krijohet perceptim i gabuar në publik, ndërsa manipulohen edhe qytetarët.

Me respekt, FSSHRMV