Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për publikun në lidhje me sigurimin e barnave me recetë që bien në barrë të Fondit

Në drejtim të sigurimit të plotë të barnave me recetë që bien në barrë të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së RMV-së, dhe duke pasur parasysh se për shumë vite kjo paraqet problem për personat tanë të siguruar për shkak të ekzistimit të kuotave në barnatore, përkatësisht kufijve financiarë për barnatore për lëshimin e barnave me recetë nga lista primare pozitive, e informojmë publikun për sa vijon:

  • Fondi në mënyrë intensive ndërmerr aktivitete dhe masa përkatëse për heqjen e kuotave në të gjitha barnatoret dhe për vendosjen e mekanizmave të rinj të kontrollit gjatë përshkrimit të barnave me recetë në barrë të Fondit në ordinanca, si dhe për marrjen e tyre në barnatore me kontroll të dokumentit personal për identifikim (letërnjoftim ose pasaportë) të personit që e merr barin.
  • Barin me recetë në barnatore personi i siguruar mund ta marrë vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim
  • përkatësisht pasaportë. Në rast kur personi i siguruar për arsye shëndetësore ose arsye të tjera nuk është në gjendje ta marrë personalisht barin në barnatore, barin me recetë në emër të tij mund ta marrë një person tjetër i cili duhet të identifikohet me letërnjoftimin e vet, përkatësisht pasaportën.
  • Fondi i Sigurimit Shëndetësor punon në uljen e rrezikut nga keqpërdorimet e mundshme dhe nga përshkrimi dhe përdorimi joracional i barnave duke vendosur procese, aplikacione dhe mekanizma shtesë të kontrollit.
  • Të gjitha këto angazhime duhet të mundësojnë qasje në barna me recetë gjatë gjithë muajit, dhe jo si deri më tani, kur për shkak të kuotave të plotësuara pas një dite të caktuar të muajit, barnatoret mbeteshin pa barna për personat e siguruar.

Dokumente

Njoftim për publikun në lidhje me sigurimin e barnave me recetë që bien në barrë të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut Lista e barnatoreve në vendbanimet ku u hoq kuota