Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim - 772 barnatore do të marrin 12.000 denarë kuota të rritura edhe për muajin prill 2019

Për shkak të alergjive sezonale dhe epidemisë së shpallur të fruthit në territorin e të gjithë shtetit, por edhe pas një sondazhi të kryer për shfrytëzimin e kuotave për muajin prill të institucioneve shëndetësore private barnatore, i cili është 85% deri në 90%, Bordi Drejtues i Fondit mori vendim për rritje lineare të kuotave për 12.000 denarë shtesë. Kjo rritje është siguruar për çdo institucion shëndetësor - barnatore, përveç barnatoreve me kuotë mujore maksimale prej 650.000 denarë dhe do të vlejë vetëm për muajin prill. Shuma e përgjithshme shtesë që Fondi e siguroi për barna me recetë për muajin prill për të gjitha 772 barnatoret me të cilat ka kontratë është 9,2 milion denarë.

Dokumente

Njoftim - 772 barnatore do të marrin 12.000 denarë kuota të rritura edhe për muajin prill 2019