Prej tani participim prej 6000 denarësh për realizimin e së drejtës për in vitro në ngarkesë të buxhetit të Fondit
E drejta për in vitro është një nga programet e Fondit që ka prioritet jashtëzakonisht të lartë. Qëllimi ynë është t’u dalim në ndihmë të gjitha kërkesave të personave të siguruar që dëshirojnë të kenë fëmijë, por kanë vështirësi ta realizojnë këtë. Pikërisht për këtë arsye, Fondi i Sigurimit Shëndetësor me kënaqësi informon se nga 13.11.2015, në përputhje me ndryshimet ligjore që hynë në fuqi, personat e siguruar që dëshirojnë të realizojnë të drejtën për in vitro lirohen nga pagesa e pjesëmarrjes (participimit), e cila është 6,000 denarë, për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore në procedurat për in vitro (BPO) për lindjen e fëmijës së parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, më së shumti deri në tentativën e tretë të pasuksesshme të fekondimit. Participimi do të kompensohet nga Fondi.