Lehtësimi i politikës ndëshkuese - përfitime të reja në punën e mjekëve amë dhe stomatologëve
24/11/2015
Kujdesi shëndetësor primar është kontakti i parë i pacientit me sistemin shëndetësor dhe ka rëndësi të veçantë si “porta” e të gjithë sistemit. Më saktësisht, te mjeku amë çdo person i siguruar duhet të marrë ndjekje cilësore të gjendjes së tij të përgjithshme shëndetësore, vlerësim të rreziqeve dhe zbulim të hershëm të sëmundjeve të caktuara, gjë që ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për parandalimin dhe trajtimin në kohë.