Në Kumanovë u mbajt punëtoria e 19-të për edukimin e pensionistëve për të drejtat e tyre nga sigurimi shëndetësor
Personat tanë të siguruar, të cilët kanë filluar procedurë për realizimin e së drejtës për pension, nga viti i ardhshëm do të mund t'i shfrytëzojnë të drejtat nga sigurimi shëndetësor edhe 60 ditë pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Deri tani në praktikë, këta persona të siguruar, nga dita e paraqitjes së kërkesës për realizimin e së drejtës për pension deri në ditën e marrjes së aktvendimit me të cilin u përcaktohet e drejta për pension, kishin ndërprerje në shfrytëzimin e sigurimit shëndetësor, për shkak të procedurës më të gjatë që zhvillohet në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor. Me ndryshimet e sotme, pensionistit të ardhshëm i mundësohet që edhe 60 ditë të ketë sigurim shëndetësor të vazhdueshëm, edhe pse ende nuk ka marrë aktvendim për realizimin e së drejtës për pension, theksoi në punëtorinë edukative të sotme për pensionistët në Kumanovë, drejtoresha e FSSH-së, mr. Maja Parnardzhieva-Zmejkova