Punëtoria e 18-të për edukimin e pensionistëve për të drejtat e tyre nga sigurimi shëndetësor
17/12/2014
Sot në Veles u mbajt punëtoria e tetëmbëdhjetë e dedikuar për pensionistët për edukimin e të drejtave të tyre nga sigurimi shëndetësor, si dhe edukim për programe të caktuara shëndetësore që financohen nga FSSH. Punëtoritë edukative tashmë një vit të tërë organizohen në bashkëpunim të Kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve. Në punëtorinë e sotme fjalë përshëndetëse patën mr. Maja Parnardzhieva-Zmejkova, drejtoreshë e FSSH-së, dhe z. Dragi Argirovski, kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve.