Për lidhjen elektronike të aneksit të kontratës me institucionet shëndetësore nga veprimtaria e mjekësisë së përgjithshme, gjinekologjisë dhe stomatologjisë së përgjithshme
Në Bordin Drejtues të Fondit u miratua aneks i kontratës me ofruesit e shërbimeve shëndetësore nga veprimtaria e mjekësisë së përgjithshme (1524), gjinekologjisë (137) dhe stomatologjisë (1136). Me aneksin e ri të kontratës mundësohet që në rast kur mjeku i zgjedhur shfrytëzon pushim të lehonisë, Fondi të mos e ndërpresë njëanshëm kontratën, nëse nuk është punësuar mjek zëvendësues pas kalimit të 35 ditëve, por më së shumti deri në 270 ditë nga paraqitja e rastit. Si dëshmi, institucioni shëndetësor duhet të bashkëngjisë kopje të shpalljes së publikuar dy herë pa sukses për punësimin e mjekut nga APRM-ja. Deri në punësimin e mjekut të ri (zëvendësues) mbyllet faksimili i mjekut dhe nuk paguhet kapitacioni.