DSG - grupet e lidhura diagnostike Raporti vjetor për vitin 2013 - Raport për punën e institucioneve shëndetësore nga kujdesi shëndetësor spitalor
Metodologjia Grupet e lidhura diagnostike (DSG), nuk përfaqëson vetëm një sistem për evidencën dhe faturimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët akutë spitalorë, por kjo metodë për evidencën dhe financimin e kujdesit shëndetësor spitalor kontribuon në standardizimin e procedurave mjekësore terapeutike sipas mjekësisë së bazuar në dëshmi (protokolle dhe rrugë klinike), të cilat kryhen për çdo diagnozë me pagesë sipas kostove mesatare të bëra për shërbimin shëndetësor në cilindo institucion shëndetësor. Sistemi DSG mundëson krijimin e një baze qendrore të të gjitha shërbimeve shëndetësore në RM për pacientët spitalorë, si dhe të të dhënave të tjera të rëndësishme statistikore (gjinia, mosha, pesha etj.). Qasja në këto të dhëna, qoftë e drejtpërdrejtë (të dhëna të papërpunuara) ose përmes raporteve të përgatitura nga FSSH-ja dhe institucione të tjera, mundëson krahasueshmëri ndërmjet spitaleve nga aspekti i efikasitetit, kompleksitetit të shërbimeve shëndetësore, gamës së shërbimeve shëndetësore në nivel të ISHP-së, shfrytëzimit të kapaciteteve etj.